Futboll

Shtyllat ia mohojnë Dritës rezultatin pozitiv

Futbollistët e Dritës kanë ngecur në tabelë, pasi që në ballafaqim me Flamurtarin në Prishtinë kanë pësuar me rezultat të ngushtë 1 :0.

Bardh e kaltrit që ishin favoritë në këtë takim, mirë e nisën ndeshjen dhe që në minutën e dytë Vucaj nga ndërprerja e qëlloi shtyllën e vendasve. Më pas, Drita pati edhe dy raste të mira nëpërmjet Xh. Shabanit, por pa konkretizuar, kurse pak pa u mbyllur pjesa e parë, Hamdi Namani sërish qëlloi shtyllën e Flamurtarit, i cili gjithashtu në pjesën e parë pati rastet e veta.

Flamurtari në pjesëlojën e dytë ishte më kërkues dhe në minutën 72, Liridon Leci pengoi golin e Stullqakut, duke nxjerrë topin nga vija e portës. Tre minuta më pas priti portieri i dritës, Tofiloski, por jo edhe në minutën 75, kur Stullqaku iu shmang qendërmbrojtësve Gërbeshi dhe Cuculi dhe ia doli të shënojë. Në minutën 82, Dritës iu anulua një gol, me motivacion se Xh. Shabani ishte në pozitë jashtë loje.

Deri në fund Flamurtari ia doli që t’a ruaj rezultatin dhe ngadhënjyen ndaj Dritës me rezultat 1:0.

You Might Also Like