KV Skenderaj e ka mposhtur Dritën në fushë të vet dhe ka zvogëluar serinë e fitoreve të gjilanasve në 2:1.
Në sallën e mbushur përplot, Drita mirë e ka nisur ndeshjen dhe ka shënuar fitore të ngushtë në dy setet e para, por edhe kësaj radhe ndodhi çudia dhe Skenderaj u rikthye dhe shënoi fitore në tri setet në vijim dhe nuk ia mundësoi Dritës që të shpallet kampione.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në fushën e Skenderajt dhe me një fitore eventuale të Dritës ekipi bardh e kaltër do të shpallej kampion, ndryshe do të duhej të luhej edhe ndeshja e pestë finale që do të përcaktonte fituesin. Pra ndeshja e tretë finale Drita – Skenderaj 2:3. /kryelajmi.com/.