Mavrovë, 29 Korrik 2019-Gjilani edhe ditën e sotme ka vazhduar me stërvitjet në Mavrovë, të cilat po mbahen me nga dy seanca në ditë.Mëngjesin e së hënes futbollistët e Gjilanit zhvilluan stërvitjen e paraditës së sotme.
Ekipi i udhëhequr nga shtabi teknik, në krye me trajnerin e skuadrës Gentjan Mezani, stërvitjen e mëngjesit të sotëm e filluan me vrapim të lehtë dhe vijuan ato me ushtrime fizike dhe të qëndrueshmërisë.
Futbollistët punën e vazhduan me top, ku punuan në ushtrime të ndryshme, të programuara nga trajnerët e skuadrës.
Ajri dhe klima e përshtatëshme për punë në Mavrovë, ka lënë mjaft të kënaqur sikurse futbollistë gjithashtu edhe shtabin teknik të skuadrës, të cilët po shfrytëzojnë në maksimum këtë fazë përgaditore, për të filluar në mënyrë të mbarë ediconin në Ipko Superligë, i cili fillon në pjesën e dytë të muajit Gusht.
Faza përgaditore për skuadrën e Gjilanit ka vazhduar në mënyrën e duhur dhe brenda suazave të programeve të punës nga shtabi teknik.
Përveç zhvillimit dhe rikthimit të formës së duhur tek futbollistët, gjendja e tyre shëndetësore qëndron mjaftë stabile, meritë kjo e punës profesionale të cilën po e bëjnë shtabi teknik në bashkëpunim me doktorët dhe fizioterapeutët e klubit të Gjilanit.
Atmosfera e mirë brenda kampit të Gjilanit, gjithmonë ka qenë një tregues i saktë për mënyrën e funksionimit të klubit sikurse një familje.Harmonia dhe bashkëpunimi mes grupit të futbollistëve, është në nivelin e duhur dhe gjithashtu futbollistët kanë mikëpritur ardhjet e reja në skuadër, të cilët u ndanë mjaftë të kënaqur me pritjen që ju është bërë nga bashkëfutbollistët e skuadrës së Gjilanit.
Skuadra e Gjilanit edhe pasditën e sotme do të vazhdoj punën, kurse ekspedita kuq e bardh pasditën e nesërme do të rikthehen në qytetin e Gjilanit, ku do ti vazhdojnë përgaditjet për edicionin e ri garues në Superligë.
Kujtojmë se ditën e enjëte, Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kontrolluese kundër kuq e zinjëve të Drenicës, sfidë e cila zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 17:00.