Gjilan

Sot 23 raste të reja me koronavirus

Një viktimë dhe 23 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 23 raste të reja me koronavirus.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të 985 mostrave. Sot janë shëruar 137 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 1.021.

“Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like