Ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në këto vitet e fundit. Ishte ekipi i parë nga Kosova i të gjitha kohërave që ndonjëherë ka marrë pjesë në ndonjë garë që organizohet në kuadër të Champions League dhe këtë provim e dha me sukses. Klubi i Volejbollit Drita, që dikur ishte klubi më i mirë në Kosovë duke i arritur shumë tituj rresht edhe tashti i është kthyer hapave të dikurshëm.
“Ka një vit që ekipi i Dritës nuk di për humbje në kampionat e as në garat për kupë”, thotë kryetrajneri i saj, Lorik Iliazi. Ekipi i Dritës nga të gjitha ndeshjet që i ka zhvilluar sivjet në kuadër të kupës dhe të kampionatit, të gjitha i ka fitore, sukses ky që është i vështirë të arrihet.