Sportet luftarake

Talenti i madh i boksit Donat Syla, para sfidave të mëdha në fund të vitit

Boksieri KB Drita Donat Syla qdo ditë e më shum po dëshmon, se do të ketë një karrierë të pasur në mes litarve,
duke na bë krenar me paraqitjet e tija në ring

Syla i cili edhe pak ditë do të mbush 19 vjet, tani e një kohë ka shtuar intenzitetin e ushtrimeve duke ushtruar dy herë
në ditë, nën drejtimin e dy trajnerve Musli Zymberi e Nazim Halili

Boksieri Syla i cili është në U-22 në kategorin gjerë 92 kg, është shpresë jo vetëm e boksit gjilanas, por edhe atij kosovarë
” Tani e një kohë të gjatë kam shtuar intenzitetin e ushtrimeve nga dy herë në ditë, nën drejtimin e dy trajnerve të mij Musli
Zymberit e Nazim Halili, gjerë më tani ushtrimet po shkojnë sipas planit të paraparë, këto ushtrime jemi duke i bërë për tu
përgaditur sa më mirë, pasi kemi gara ndërkombëtare, duke filluar që nga muaji tetor, këto gara janë tepër të rëndësishme,
por edhe konkurenca do të jetë shumë e fortë” bën të ditur boksieri Syla

Donat Syla padyshim është njëri ndër boksierët më premtues në boksin kosovarë, ku dashamirët e boksit presin nga ai rezultate
të mira.

You Might Also Like