LAJME

Të dalim e të votojmë të gjithë, Bashkë për Gjilanin

Të dalim e të votojmë të gjithë, Bashkë për Gjilanin

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për komunën tonë. Është dita kur të gjithë ju e keni fuqinë në duart tuaja, për fëmijët e familjen tuaj, për të ardhmen e komunës tonë.

Sot është dita që të gjithë ju, të dilni dhe të votoni dhe të shrytëzoni fuqinë që sot e keni në duart tuaja, mos e humbni këtë mundësi të vetme që e keni për katër vitet e ardhshme.

Gjilani më shumë se kurr ka nevojë për një qeverisje të pastër dhe të dinjitetshme, një qeverisje që është në shërbim të qytetarëve tanë, e jo në shërbim të interesave të ngushta.

Dilni me familjet e juaja dhe votoni Bashkë për Gjilanin, e cila është mundësia më e mirë për ta zhvilluar dhe ndërtuar komunën tonë, për të rritur mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Urime e suksese.

You Might Also Like