Sadete Tërnava – Osmani
Të gjitha ia paske marrë
kësaj pasdite e pashë gruan e ëndrrave tua
moskokëçarëse me ecje të ngatërruar
era dhe qeni kuisnin pas saj
flokët e palyera qafës ngjitur
hundë e derë-përplasur
me taka t’ murrme dal mode
ajo, La Divina jote e dikurshme
pike n’rrem paska mbetur
amorfe zbrastësish
edhe ndaj tatjetes sime
heshturake
keq e paske hedhur k’tijqytetit symadh
ti shpirtmihës
bredharake e t’uritur e paske lënë
topitur si Vegjetariania e Kangut
me flamurin e dorëzimit
që edhe mbretin e frikëson
tek pritka
sigurisht Konstandinin e shurdhër
e mashtruar nga miti
se një dite do t’i kthehesh i penduar
nga dashuritë e vjela në çdo stinë
te secila Divinë