Të hënën më 18 shtator, duke nisur nga ora 10, Asambleja Komunale e Gjilanit do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu.
Një ndër pikat kryesore të kësaj seance do të jetë propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në Zonën Kadastrale Shillovë për nevoja të Varrezave të Reja të qytetit të Gjilanit.
Gjithashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa për dhënien në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit, për kujdesen e jetimëve, është thënë në njoftim./kryelajmi.com/.