Futboll

Të mërkurën zhvillohet ndeshja për kupë

Këtë të mërkurë, me fillim në ora 13, në Stadiumin “Riza Lushta” do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Kupën e Kosovës në Futboll ndërmjet Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe SC Gjilanit.

Kjo ndeshje do të vendos se kush do të shkojë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Të rikujtojmë se deri më tashti Gjilani një herë e kishte fituar Kupën e Kosovës edhe atë menjëherë pas luftës në Kosovë dhe ky trofe vlerësohet si më i vlefshmi që ndonjëherë e ka fituar Gjilani.

You Might Also Like