Libri

TË SHTUNËN PROMOVOHET LIBRI PUBLICISTIK I FLORA MASURICA DURMISHIT “PËRTEJ KOHËS”

Publicistja dhe njëra nga drejtueset e Radio Kosovës, ku punon që nga paslufta e këndej, Flora Masurica Durmishi, këto ditë, përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, editoi librin e saj nga fusha e publicistikës, me titull “PËRTEJ KOHËS”, përmes të cilit, sjell para publikut lexues 39 figura të grave që jo vetëm i dhanë formë po edhe përmbajtje kulturës shqiptare për dekada e dekada.
Përmes një bashkëbisedimi, qoftë nga valët e radios Blue Sky ( Blu Skaj) apo më pas Radio Kosovës, ajo, duke marrë shkas nga veprimtaritë e nduarduarta të këtyre personazheve, paraqet një angazhim të dendur dhe mjaftë të frytshëm të tyre, qofshin ato këngëtare, letrare apo dhe nga fusha e trashëgimisë dhe jetës publike që, gjithëherë si vegëz të pashkëputur kanë pasur kulturën, duke dhënë përmes saj një kontribut të çmuar për kombin.
Ky libër, si premierë, vjen në ediicionin e pesëmbdhjetë të saj edhe si premierë, dhe për të do të flasin, redaktorja e librit, Etleva Durmishi, poeti e kritiku letrar Arben Veselaj si dhe njëra nga këto personazhe, profesoresha Sala Ahmetaj.
Natyrisht, edhe autorja e këtij libri që vendlindje ka qytetin e Gjilanit, do të paraqitet me fjalën e saj rreth librit në këtë veprimtari letrare, e cila kësaj radhe moderohet nga poetja e publicistja, Linditë Ramushi Dushku.
E gjithë kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do të zhvillohet në Shtëpinë e librit , bibliotekën e qytetit “Fan s.Noli”, në Gjilan, këtë të shtune, më 14 dhjetor 2024, nga ora dymbëdhjetë.
Ars Clubi “Beqir Musliu” si ideator dhe organizatorë i këtij manifestimi, bashkë me Bibliotekën e Qytetit, mirëprej ardhjen e juaj.

You Might Also Like