Teatër

Teatri i Gjilanit sjell një shfaqje të re

Teatri i Gjilanit do të sjell premierën e shfaqjes “Im atë e donte Adolfin”,  sipas romanit të Mehmet Krajës, me regji të Ilir Bokshit.

Përgatitjet e kësaj shfaqje kanë filluar, ka thënë Bashkim Nexhipi, zyrtar për kulturë në Gjilan. Sipas Nexhipit pritet që kjo shfaqje premierën ta ketë pas gjashtë javësh.

Kjo shfaqje më herët ishte vënë në skenë edhe në Teatrin e Prizrenit. Ky vit  do të jetë shumë i pasur me ngjarje kulturore, ka thënë Nexhipi.

 

 

You Might Also Like