Albert Kastrati, anëtar i kryesisë së KF Gjilani, është tërhequr nga posti të cilin e ka mbajtur deri më tashti. Albert Kastrati që nga rinia e hershme e tij ka qenë ngushtë i lidhur me KF Gjilani, më pas ishte gjyqtar i njohur i futbollit e së fundi edhe anëtar i kryesisë së klubit bardh e kuq.
Ai ka marrë vendim që të tërhiqet me qëllim që t’i lëshojë rrugë trendëve pozitiv, i përkushtuar që e tërë qenia e tij mbetet me KF Gjilani, klubin e tij të zemrës.
Nga KF Gjilani, ku me ngulm po kërkohet mbajtja e Kuvendit Zgjedhor, kishin dhënë dorëheqje edhe anëtarët e tjerë të kryesisë Murat Hoxha, Agron Korça, Xhelal Selimi e tashti së fundi edhe Albert Kastrati.