Pas fitores 3:0 ndaj Drenicës, kryetrajneri i Dritës Arsim Thaqi ka deklaruar:
“Kemi vlerësuar Drenicën e ditëm që do të jetë e vështirë. Në pjesën e dytë patëm një lojtar më shumë dhe krijuam më shumë. Kjo fitore na mbanë në garë për vendin e parë. Kur lufton për titull duhet të punosh në sulm e në mbrojtje. Po e qarkullojmë mirë topin, ishim të kujdesshëm në mbrojtje. I uroj lojtarët për karakterin e për durimin.
Në ndeshjen e radhës me Trepçën ’89, vetëm fitorja na mbanë në kreun e tabelës, andaj do të luftojmë për fitore”, ka thënë Arsim Thaqi, kryetrajner i Dritës./kryelajmi.com/.