Futboll

Thaqi: Nuk patëm fat

Pas humbjes me rezultat 0:1 nga Trepça ’89, kryetrajneri i Dritës Arsim Thaqi ka deklaruar:

“Në këto kushte e këto rrethana, edhe futbolli është kësisoj. Kushtet ishin të vështirësuara, nuk na lejuan të ishim ata që jemi në të vërtetë”.

“Trepça ’89 e shfrytëzoi një moment dhe shënoi gol. Ne krijuam shumë raste dhe futbolli i sjellë edhe këto gjëra. Është ndeshja e parë, dhe në ndeshjet e para nuk ka favorit”.

“I jap komplimente Trepçës ’89 për përgatitjen e fushës pasi kishte bërë maksimumin. Fusha ishte jo e nivelit më të lartë, por kjo nuk është arsyeja që pësuam në këtë ndeshje”.

“Na mungoi fati, kur topi ishte deri në vijën e portës. Momenti vendimtar ishte goli që pësuam. Ne bëmë përpjekje maksimale, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet tjera”, theksoi Thaqi pas ndeshjes.

You Might Also Like