Tre vëllezërit Shabani, Elhamiu, Shpresimi dhe Benjamini, që të tre anëtarë të Klubit të Karatesë Drita nga Gjilani, të cilët gjithmonë janë të palodhshëm në stërvitje kanë kurorëzuar punën e tyre me shumë sukses, duke u shpallë kampionë në kategoritë e tyre në Garën Ndërkombëtare “Fushë Kosova Open 2017”.
Elhami Shabani (Uki) është shpallur seniori më i mirë i këtij turneu. Trajneri Blerim Hajdari, thekson se do të vazhdojnë me ushtrimet intensive dhe se sukseset do të jenë në vazhdimësi.