Futboll

Tregolësh i Gerhard Prognit

SC Gjilani i është rikthyer fitoreve, kësaj radhe duke e mposhtur Ulpianën, të cilën e ka dërguar në Ligën e Parë të Kosovës, ngase tashti edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë.

Alban Hyseni, ushtrues detyre i kryetrajnerit të Gjilanit ka bërë disa ndryshime në përbërje, të cilat dhanë efekt.

Gjilani, në pjesëlojën e parë, dy herë ka qëlluar shtyllën, nëpërmjet Blerim Krasniqit, derisa ka qenë Gerhard Progni, që ka shënuar dy herë.

Golashënuesi më i mirë i Gjilanit, Gerhard Progni golin e parë e ka shënuar në minutën 36 pasi është shërbyer nga Elton Calé. Progni me mjeshtri ka kaluar një mbrojtës, kurse me urti ka qëlluar këndin e majtë të portës vendase.

Goli i dytë erdhi në minutën 44, kur Blerim Krasniqi çdo gjë bëri mirë dhe kur kishte mundësi të shënojë, nuk u tregua vetjak, por shërbeu Gerhard Prognin, i cili e futi topin në portën e zbraztë. Me këtë gol Gerhard Progni u bë golashënuesi më i mirë në kampionat duke arritur 20 gola.

Menjëherë në fillim të pjesës së dytë Gjilani pati dy raste të mira shënimi. Dabiqaj, që ishte i vetmuar gjuajti drejt në portierin e Gerhard Progni që kaloi edhe portierin nuk e qëlloi portën e zbraztë.

Pas shumë përpjekjeve në minutën 65 ka shënuar Blerim Krasniqi, i cili është shërbyer nga Dabiqaj, që shpërtheu nga e majta dhe për mrekulli gjeti Krasniqin, që si mbeti gjë tjetër veç se të fus topin në portën e zbraztë për 3:0.

Në minutën 72, Emini i vendaseve rrëzoi në brendi Dabiqajn e gjyqtari dha penalti. Progni ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë për të kompletuar het trikun e tij dhe për rezultatin 4:0.

Në ndeshjen e ardhshme Gjilani do të luaj në derbin lokal ndah Dritës.

You Might Also Like