Qazim Kryeziu, profesor i muzikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe në Shkollën e Muzikës në Gjilan është kompozitor i veprës “Albanian”, e cila është dhënë premierë këtë të mërkurë në një koncert që ka organizuar Shkolla e Mesme e Muzikës.
Kryeziu, që njihet si kompozitor i shumë këngëve dhe veprave kësaj radhe ka ardhur me një vepër tejet cilësore, e cila është luajtur nga Orkestra e Shkollës së Muzikës e të cilës publiku i ka duartrokitur gjatë dhe ka përgëzuar kompozitorin. Të rikujtojmë se kjo është vetëm edhe një vepër në vazhdën e shumë të tillave të këtij kompozitori e pedagogu të muzikës, i cili edhe vitin e kaluar kishte sjellë një premierë./kryelajmi.com/.