Gjilan

U mbajt Kuvendi i Punës të Forumit Rinor të LDK-së në Gjilan

Në “Shtëpinë e Rinisë”, para delegatëve dhe mysafirëve nga Prishtina, Prizreni, Peja dhe Anamorava, prezantuam raportin vjetor të punës dhe zgjeruam kryesinë e Forumit.
Kryetari i Forumit, Gentrit Murseli, paraqiti para delegatëve sukseset e arritura përgjatë 1 viti të punës, sfidat dhe qëllimet për të ardhmen.
Nënkryetari i FR-së, Shkodran Shkodra, prezantoi të gjitha aktivitetet dhe organizimet nga forumi dhe me votat e delegatëve u miratua raporti vjetor i punës.
Nënkryetarja Gresa Avdiu, inkurajoi të rinjtë, veçanërisht vajzat që të përfshihen në aktivitete politike duke paraqitur suksesin e FR-së me 3 asambleistë në Kuvend.
Nënkryetari i FR-së, Leutrim Bllaca, prezantoi para delegatëve propozimet për anëtarë të rinj të kryesisë të cilat u miratuan nga delegatët e Kuvendit.
Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, përshendeti të gjithë të rinjtë në Kuvend, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe kohore.
Kryetari Haziri mbajti një fjalim motivues, duke paraqitur Lidhjen Demokratike si adresën e vetme politike për rininë e vendit tonë.
Vazhdojmë me përgatitje për Konventën e rikthimit të madh!

You Might Also Like