Në moshën 44- vjeçare është ndarë nga jeta arkitektja Merita Mihovci, është bërë e ditur nga familjarë të të ndjerës.
Në njoftimin në facebook thuhet:
Sot u nda nga jeta Merita Mihovci 24.11.1978-27.05.2023 nga Gjilani.
Merita shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Gjilan për të vazhduar studimet në fakultetin teknik në UP në drejtimin e Arkitekturës, i shërbeu vendit me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë prej 5 vitesh ku falë angazhimit të familjes, të cilët bënë gjithçka që ajo t’a tejkalonte këtë sëmundje, ajo u mjekua edhe në Zvicër, por edhe pas gjithë këtyre përpjekje të mjekëve dhe familjarëve Merita sot ndërroi jetë.
Merita është motra e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Gjilan Mentor Mihovci.
Për ceremoninë e varrimit do të ju njoftojmë me kohë
Të pikëlluar familja.