Sportet me dorë

Lorik Ilazi me përfaqësuesen nga dy stërvitje në ditë

Kombëtarja e Kosovës në volejboll te vajzat, ka arritur në Istog, ku do të zhvillojë fazën e përgatitjeve, në prag të kualifikimeve për EuroVOLLEY 2021.

Gjithçka ka shkuar sipas planit të përpiluar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi dhe ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen përgatitjet dhe niveli i tyre.

Në plan programin e ditës së parë ka qenë e planifikuar stërvitja e orës 18:30, kurse ditëve në vijim do të zhvillohen nga dy stërvitje çdo ditë, sipas këtij orari:

• 09:00-11:00, sesioni i paradites
• 18:00-20:30, sesioni i pasdites/mbrëmjes.

You Might Also Like