Trashëgimi

U shënua Dita e Trashëgimisë Kulturore

Me disa aktivitete, në Gjilan është shënuar Dita e Trashëgimisë Kulturore, 14 prilli, në të cilën kanë marrë pjesë miq të muzeut dhe të trashëgimisë. Xhylishene Berisha, drejtoreshë e Muzeut të Gjilanit, ka folur për historikun e kësaj dite, e cila është vendosur me vendim të UNESCO-s. Siç ka thënë Berisha, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Muzeu i Gjilanit kanë organizuar një ekspozitë me temë nga trashëgimia dhe ka shprehur besimin se shumë shpejtë edhe Kosova do të anëtarësohet në UNESCO.

Berisha ka theksuar se edhe ndërtesa ku po mbahet kjo ekspozitë e ka historikun e saj, në të cilën tashti kultivohen vlera kulturore.

Emrush Qamili, drejtor i Shkollës së Mesme të Artit Pamor në Gjilan, ka thënë se është kjo një ditë e madhe dhe ka shprehur zotimin se shkolla që e drejton dhe nxënësit e saj do të jenë bashkëpjesëmarrës në çdo aktivitet dhe në çdo hap të këtyre institucioneve kulturore.

Juria në përbërje, Rasim Vllasaliu, Avni Behluli dhe Gjylishene Berisha, kanë shpallë rezultatet e punimeve më të mira dhe për këtë qëllim vendi i parë i është ndarë Amir Kryeziut, vendi i dytë – Diana Fera, kurse vendi i tretë – Fitore Huruglica.

You Might Also Like