Urimi për 7 Marsi dhe preokupimi për gjendjen në arsim
Arsimi ndër ne përherë është cilësuar si mision, mësuesit janë misionar, misionarët përherë do të angazhohen në çuarjen përpara të misionit të tyre.
Është bërë traditë që 7 Marsi, dita e Mësuesit, të shënohet me manifestime të ndryshme, programe të përgatitura nga nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtorit e arsimit, në të cilat zakonisht flitet për historinë e shkollës së parë shqipe dhe arsimit shqip në përgjithësi. Të gjitha këto aktivitete pa dyshim se janë të rëndësishme por kjo ditë e veçantë që i kushtohet arsimit do të duhej të shfrytëzohet edhe për një analizë reale të gjendjes në arsim, të propozohen zgjidhje dhe të bëhet presion në institucionet e arsimit dhe shtetit në përgjithësi që të ndërmarrin masa që do ta ngrehnin arsimin në nivelin e nevojshëm që do të kontribuonte në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Për fat të keq arsimi në Kosovë është larg nga ajo që duhet të jetë. Në vazhdim po i prezantoj disa të dhëna të nxjerra nga studime e raportime kredibile:
Sipas një studimi të UNICEF, kjo është aktualisht gjendja e arsimit në Kosovë:
Vetëm rreth 5% e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhe publike.
95.6% e fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e obligueshëm.
84.5% janë të përfshirë në arsimin e mesëm të lart.
Në Kosova, në 100.000 banor, studimet i vijojnë rreth 6.700 student.
5.4 % e qytetarëve të Kosovës janë analfabet.
Analfabet funksional në vitin 2008 në Kosovë kanë qen -62% kurse, në vitin 2015 – 78% e qytetarve.
Në Kosovë aktualisht studiojnë 120.000 student.
Në një milion banor në Kosovë punojnë 20 Institucione të Arsimit të Lart.
Në BE, në një milion banor ekzistojnë 7 Institucione të Arsimit të Lart.
Raporti Mësimdhënës – student në Kosovë është 1 me 62.
Në Kroaci ky raport është 1 me 9.
Bazuar në një raport të NDI është konstatuar se:
Fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk i ofrohet arsimi cilësor;
Se ka mospërputhje të kurikulës së arsimit të lart me arsimin dhe aftësimin profesionale si dhe me nevojat e tregut të punës.
Tekstet shkollore ose nuk janë të përshtatshme ose mungojnë fare sidomos në arsimin profesional.
Tekstet shkollore për nxënësit e komunitetit serb, të importuara nga Serbia, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Në disa shkolla të Kosovës mësim zhvillohet ende në tri ndërrime, edhe mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të tjera të punës janë problem serioz në shumë shkolla tona.
Ndikimi i politikës në shkollë është i lart.
Dukurit negative në shkolla nuk janë trajtuar asnjëherë seriozisht nga institucionet.
Në raport konstatohet se cilësia e arsimit në të gjitha nivelet është e ulët.
Në prezantimin e projektit, të financuar nga BE për “Ndikimin e procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, ndër të tjerat është konstatuar se asnjeri nga universitetet rajonale publike, në momentin e akreditimit nuk i kanë plotësuar standardet e parapara për akreditim.
Edhe në këtë gjendje që është arsimi nuk duhet asnjëherë ta harrojmë kontributin e madh dhe sakrificën e madhe të mësimdhënësve në kohë shumë të vështira që kaloj arsimi shqip në Kosovë.
Arsimi ndër ne është cilësuar si mision, mësuesit janë misionar, misionarët përherë do të angazhohen në çuarjen përpara të misionit të tyre.
Ky shkrim i shkurt në këtë datë të rëndësishme nuk ka si të mbyllet ndryshe, përveç se me urimet më të mira për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare.
Ismajl Kurteshi, 7 Mars 2020