Futboll

Valon Murseli: Nuk do të rrijmë duarkryq

FC Drita nuk e ka mbyllur edicionin vjeshtor të kampionatit në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që fillimisht u eleminua nga gara e DigitAlb Kupës së Kosovës dhe më pas pësoi një humbje të thellë ndaj Trepçës ’89 në kuadër të Superligës, raporton Gazetasheshi.com.

Por, këto rezultate duket se nuk i kanë shqetësuar drejtuesit e klubit që kanë paralajmëruar një pranverë tejet të nxehtë.

Valon Murseli, president i klubit ‘bardhekaltër’ ka reaguar në llogarinë e tij pas disfatës që Drita e pësoi në Mitrovicë, duke kërkuar qetësi nga “Intelektualët”.

“Ne jemi Drita! Kemi mbyllur sezonën vjeshtore, një ecuri që në përgjithësi mund të cilësohet pozitive! Faleminderit shtabit teknik, lojtarëve dhe Intelektualëve! A kemi mundur më mirë, sigurisht që po por, Intelektual rrini të qetë sepse ne e dimë çka duhet dhe nuk do të rrim duarkryq që në pranverë të jemi Drita që të gjithë e dëshirojmë“, ka shkruar Murseli.

You Might Also Like