Një ditë para ndeshjes së 15-të kampionale FC Prishtina – FC DRITA klubi ynë mbajti konferencë për media me kryetrajnerin, Akis Vavalis dhe futbollisti, Florjan Smakiqi.
“Nesër pas pushimit të kombëtareve na pret një ndeshje shumë e vështirë. I kishim dy javë punë në shumë aspekte gjithashtu edhe për futbollistët. Kishim mundësi dhe shanse në këto ndeshje që kaluan. Ne kemi punur gjatë javës dhe për shkak të kushteve të motit mund të jenë vështirësi dhe nesër për shkak të fushës me bari natyral nuk dihet si do të jetë fusha. Ne duhet të luftojmë çdo ndeshje, duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të shkojmë përpara. Unë besoj shumë te djemt sepse kryesisht performancë shumë të mirë në ndeshjet tona derbi. Shpresoj në ndeshjet e fundit do të arrijmë rezultate pozitive më saktësisht ditën e nesërme.
Kurse, fitorja është synimi i vetëm në ndeshjen e nesërme thotë edhe portieri ynë, Florijan Smakiqi.
“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, jemi përgatitur mjaft mirë besoj që do të shënojmë fitore. E imja dhe e bashkëlojtarëve është vetëm të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Smakiqi
Trajneri Vavalis potencoi se vazhdojnë të jenë të fokusuar deri në fund.
“Secili mund të bëhet kampion secili mund të dal në Evropë. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë në punojmë si në aspektin ofanziv dhe defanziv”, ka thënë Vavalis.
Ai më tej theksoi se për nesër do të ketë mungesa.
“Është e rëndësishme të kemi ekipin e kompletua, pasi Ardit Tahiri dhe Hajdin Salihu tashmë kanë pësuar nga një goditje”
Ndeshja e kësaj xhiroje FC Prishtina – FC DRITA do të zhvillohet nesër në stadiumin e Hajvalisë në ora 13:00.
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦