Viti

Vazhdojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore në disa lokalitete në komunën e Vitisë

Qytetarët e komunës së Vitisë shprehën se nuk mbajnë mend që në të kaluarën të jetë punuar në realizimin e shumë projekteve se sa qeveria e tashme

Qytetarët e komunës së Vitisë shprehën se nuk mbajnë mend që në të kaluarën të jetë punuar në realizimin e shumë projekteve se sa ka realizuar qeveria e tashme e komunë në krye me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti. Ata shprehën se I janë mirënjohës kësaj qeverie për tërë këto punë që po bënë me perkushtim për të siguruar një jetë më të mirë për qyetarët. Se është kështu dëshmojnë projektet që tashmë janë realizuar dhe ato që janë në realizim e sipër.Të thuash nuk ka cep i kësaj komumune ku nuk është përfshi me ndonjë projekt. E këto ditë në vazhdën e punimeve për realizimin e projekteve të parapara për këtë vit,

në terren po vazhdojnë punët në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të gjelbëruara të komunës së Vitisë. Në këtë kontest, kryetari I komunës Sokol Halit,i ka qëndruar në Fshatin e Ri/ ish Novosellë/ për të parë nga afër punimet që janë duke u kryer në përgatitjen për asfaltim të rrugës së Lagjes së Bregut, në këtë lokalitet. Gjithashtu, një vizitë i është bërë edhe parkut “Martirët Demiri” në Pozharan, ku është duke u rregulluar kjo hapësirë gjelbëruese si dhe punimeve që janë duke u bërë për asfaltimin e rruëgs “”Sabi Zuka”” që lidhë këtë lagje me rrugën e asfaltuar Pozharan-Viti te Ura e Kurteshit.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej është e përkushtuar dhe e vendosur në realizimin e projekteve dhe kështu deri në fund të vitit të përfundojnë projektet e parapara për këtë vit.Aziz Zuka

 

You Might Also Like