Venera B. Kadriu ka nënshkruar për KV Drita, kurse gjatë nënshkrimit ka premtuar se kurdoherë që do të shfaqet mundësia, ajo do të ndihmojë klubin e saj të zemrës, në garat ndërkombëtare dhe në ato vendore.
Venera Kadriu e njohur me nofkën “Duqi” tani e disa vite gjendet në USA pikërisht në Universitetin “Northwood”, ku po studion me shumë suksese dhe po vazhdon të luaj volejboll për të njëjtin Universitet duke e përfaqësuar denjësisht në garat e Kolegjeve në Amerikë.
Venera vitin që lamë pas kishte një lëndim të rëndë të cilin tashmë thuaj se e ka kaluar.
Venera do të vazhdojë studimet në USA, por ajo premtoi se gjithmonë kur të gjendet mundësia kohore dhe nevoja do të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që të ndihmoje Dritën në garat ndërkombëtare, në ligën Gjergj Kastrioti për Kupën e Kosovës edhe në pjesën e Play-Off-it.
Venera tani sa ka mbushur 22 vite, por njihet mire ne opinionin e volejbollit Kosovar dhe më gjerë, duke qenë anëtare vazhdimisht e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova morri pjesë, si pjesë e Dritës me të cilën arriti 3 tituj Kampion si dhe shumë Kupa duke qenë titullare dhe në pozita të ndryshme.
Ne vitin 2016, kur Drita filloi epokën e kampionit pas shumë viteve Duqi ishte në pozitën qendër.
Ne vitin 2017 kur u arrit mbrojtja e titullit nga Drita, Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe
viti 2018 kur Drita vazhdoj titujt radhazi Duqi luan si Pranuese Shërbimi duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave Kampione ku atë kohë që të gjitha lojtaret titullarë ishin nga qyteti i ynë.
Sot Venera është prapë në Familjen tonë.
Mirë se vjen në familje “Duqi”