Vepra « Trio» e Kreshnik Aliçkaj dhe « Optio » e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërore nga Willingdon House Music Londër. 24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit WHM (RE) Inventions, New music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.
Koncerti i parë, « Optio » e Memli Kelmendit do të interpretohet të Premten me 29 Maj në ora 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra « Trio » e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të Premten me 5 Qershor në ora 16 :30.
Për shkak të pandemisë globale, virusit COVID-19, koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream
http://www.facebook.com/willingdonhousemusic
Willingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy and Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.