Gjilan

VETËVENDOSJE E GATSHME PËR FITOREN E MADHE

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, ka mbajtur takimin e radhës me kandidatët e saj për këshilltarë komunal, si pjesë e përgaditjeve të fundit për Zgjedhjet e 22 tetorit.

Lista fituese tashmë është në duart e qytetarëve të Gjilanit. Ajo përfaqëson qytetarin e rënduar të Gjilanit nga pushtetet e kaluara. Është lista që përfaqëson ndryshimin e vetëm, atë duhurin për Gjilanin. Është lista që brenda saj ka qytetarë të rëndomtë, njerëz të dijes e shkencës, bujq e mësues, mjekë e inxhinier. Është lista me njerëz të pakorruptuar e me njerëz që e duan Gjilanin pa korrupsion, pa krim të organizuar, pa nepotizëm. Është listë e mbushur me vlera kombëtare, morale e profesionale. Është listë fituese e 22 tetorit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shtrirë tashmë strukturat e saj në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo pikë dhe është e gatshme jo vetëm për fitorën e 22 tetorit, por ka platformën e saj konkrete për qeverisjen e komunës së Gjilanit me kryetarin e ardhshëm te saj Sami Kurteshi

You Might Also Like