Sipas burimeve të Gazetës Olle mësohet ekskluzivisht se Veton Tusha do të largohet nga Drita dhe do të transferohet te NK Celje në Slloveni.
Sipas kësaj gazete kampioni i Kosovës pritet të arkëtojë rreth 300 mijë euro nga shitja e yllit kaçanikas, ndërsa do të mbajë edhe përqindje nga transferimi i ardhshëm.
Gazeta Olle shkruan se Tusha shpërtheu totalisht me fanellën e Dritës, duke u kthyer në një makineri golash në Superligë dhe në heroin e netëve evropiane.
Me gola vendimtarë, paraqitje spektakolare dhe energji të jashtëzakonshme në sulm, ai ishte një nga shtyllat kryesore të dy titujve kampionë të Dritës.
Në Evropë tregoi klas të madh, duke terrorizuar mbrojtjet kundërshtare dhe duke dëshmuar se është lojtar për nivele shumë më të larta.
Tusha më parë ishte pjesë e Denizlispor në Turqi dhe Termalica Nieciecza në Poloni, por pikërisht te Drita e gjeti formën e tij më të mirë dhe shpërtheu si një yll i vërtetë.
“Super shitje për Dritën, super hap për karrierën e Veton Tushës… dhe ky duket vetëm fillimi për yllin kosovar, i cili është i destinuar të arrijë shumë“, shkruan gazeta olle.




