Viti

Vitia shpallët ndër tri komunat më transparente në Kosovë për vitin 2018

Në ceremonin e shpalljës së rezultatave që është organizuar nga KDI-ja e cila edhe ka bërë hulumtimin rreth transparencës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ka folur për përkushtimin e komunës që ai udhëheqë në rritjen e vazhdueshme të transparencës

Komuna e Vitisë, është ranguar ndër tri komunat më transparente për vitin 2018 në Kosovë dhe atë në Transparometrin Komunal 2018, që u publikua sot pas një hulumtimi njëvjeçar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e që është mbështetur nga Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur edhe një

fjalë rasti ku ka folur për përkushtimin e komunës që ai udhëheqë në rritjen e vazhdueshme të transparencës. Ai shtoj se me këtë ata synojnë që qytetarët vitias të mbahen të informuar dhe të jenë pjesë të vendimmarrjes në këtë komunë.

Ndryshe Komuna e Vitisë, është vlerësuar në Transparometrin Komunal 2018 me 72.88% ose 86 pikë me të cilën u rangua ndër tri komunat më transparente në Kosovë. Ndërkaq në ceremoninë që është zhvilluar sot në Prishtinë, pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe: Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe të tjerë.

Pas këtij takimi kryetari Haliti, ka takuar edhe ambasadorin Britanik në Kosovë, Ruair O’Connell. Aziz Zuka

You Might Also Like