Viti

Vitia do të bëhet me stacion të autobuesve

Më në fund pas një pritjeje tejet të gjatë me një solemnitet rasti, sot në Viti, kanë filluar punimet në rivitalizimin e stacionit të autobusëve në Viti, me që rast parashihet ndërtimi i objektit me standarde në mënyrën më bashkëkohore.

Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira dhe drejtorë të drejtorive etj.

Duke uruar gjithë qytetarët për këtë projekt, kryetari Haliti ka theksuar se ai ka një rëndësi shumë të veçantë pasi që do të ofroj kushte më të mira si për qytetarët, po ashtu edhe për kompanitë e transportit publik, pasi që deri më tani kushtet kanë qenë tejet të vështira.

“Ne kemi qenë të përkushtuar që zgjidhim problemin e transportit publik, respektivisht ofrimin e kushteve më të mira, pasi që deri më tani qytetarët janë detyruar të presin në kushte të pavolitshme pasi që ka munguar objekti.

Si do që të jetë, me këtë projekt synojmë edhe të forcojmë lidhjet me komunat fqinje, të krijojmë linja te reja edhe me kryeqytetin por pse jo edhe me Tiranë, Shkup etj.”, ka thënë Haliti. Aziz Zuka

You Might Also Like