Sportet me dorë

Vjen humbja e parë

 

Kanë shënuar katër fitore radhazi, por në xhiron e pesta janë ndaluar duke përjetuar humbjen e parë. Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani, në xhiron e pestë është përballur me Kastriotin e Ferizajt në Palestrën “Bill Clinton”, ku ekipi ferizaj ishte më i mirë duke ngadhënjyer me rezultat 33:25.

Klubi i Hendbollit Drita pret që qysh në xhiron e ardshme t’I kthehet fitoreve, ngase djelmoshat që drejtohen nga Erhan Shahini do të përballen me Vushtrrinë.

 

You Might Also Like