Libri

Vjeshta letrare e Gjilanit – 2019

Nexhat Rexha

Vjeshta letrare e Gjilanit – 2019

Zonja dhe zotërinj,

Mirëse keni ardhur në hapje të manifestimit letrar – Vjeshta letrare 2019.

Ju përshëndesim dhe urojmë që kjo vjeshtë e thatë të na bashkojë e bashkë të shuajmë etjen me fjalën e bukur artistike.

Vjeshta letrare e dhjeta me radhë këtë vit po e fillon aktivitetin e saj më 19 tetor 2019, me monografinë “ Mark Gashi-veprimtaria atdhetare dhe arsimore” të autorit Rahim Azemi.
Vjeshta letrare e Gjilanit -2019, po e ruan kontinuitetin e saj në organizim të Ars Clubit ” Beqir Musliu, e në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli”. Për dy muaj sa do të zgjasë ky manifestim kulturor do të organizojë veprimtari të begatshme letrare deri në mbyllje të manifestimit më 21 dhjetor 2019.

Të nderuar të pranishëm,

Vjeshta letrare e Gjilanit e filluar para dhjetë viteve po e bënë jetën e vet në saje të vullnetit të mirë të Ars Clubit ”Beqir Musliu” dhe falë vullnetit të mirë të anëtarëve të tij. Duke qenë përgjegjëse për aktivitetet letrare në Gjilan dhe më gjerë. Ars Clubi “Beqir Musliu”, po e ruan e mbanë gjallë këtë segment kulturor, i cili ka krijuar traditën e vet në këtë fushëveprimtari kulturore , si rrjedhë të zhvillimit kulturor- arstistik ka krijuar fizionominë e vet . Kështu, në këtë mënyrë po hapëron e po paraprinë me qytetin e Gjilanit si bartës unikat, unifikues edhe për tërë hapësirën shqiptare.
Në këtë vjeshtë letrare radhiten edhe veprat e botuara brenda këtij viti nga Shtëpia botuese” Beqir Musliu”. Ato vijnë me laryshinë tematike dhe me autorë nga trevat e ndryshme, të cilat pasqyrojnë ngjarje e vlera nga më të arrira . Botimet e Ars Clubit “ Beqir Musliu” radhiten ndër botimet më të avancuara dhe kanë shtrirje të pafikzuar gjeografike.
Vjeshta letrare në kontinuitet po ruan e kultivon vlerat artistike, të cilat bashkëjetojnë me manifestimet letrare si : Flaka e Janarit, Trekëndëshi poetik i paqës, Çmimi letrar“Beqir Musliu” , tani më tradicional dhe aktivitete tjera që zhvillon në Gjilan dhe qendra tjera të vendit tonë.
Këtë vit janë botuar dhjetë vepra dhe dy numra tematik të revistës Agmia – nr.25, dhe 26 si dhe edicioni e Nëntë i Të trekëndëshit poetik të paqës. Manifestimet e Ars Clubit “Beqir Musliu”,afirmojnë librin, artin letrar dhe shkrimtarët me veprat e botuara gjatë këtyre dhjetë edicioneve e më gjerë

Mirëpo, ajo që e begaton Vjeshtën Letrare të Gjilanit është edhe ky përurim i librit të Rahim Azemit. Kushtuar atdhetarit e njërit ndër personalitet e dalluara kombëtare. Mark Gashit. Me të cilën edhe po e fillojmë manifestimin Vjeshta letrare e Gjilanit 2019.
Me dëshirë se edhe aktivitetet në vijim që do të mbahen e plotësojnë njëri tjetrin me vlerat artistike që kanë krijuar autorët në veprat e tyre.
Urojmë për fillim të mbarë me librin monografik të Rahim Azemit “ Mark Gashi-veprimtaria atdhetare dhe arsimore”, që sapo ka dalë në dritë, kurse për rëndësinë dhe vlerën artistike brenda kopertonave të librit do të flasin referuesit me kumtesat e tyre.
Vjeshta Letrare e Gjilanit 2019 vazhdon aktivitetet e saja bashkë me ju dashamirë të fjalës së bukur artistike.

Gjilan,më 19 tetor 2019

You Might Also Like