Futboll

Vllaznia dhe Drenica rezultat i bardhë


Gjilan – Ndeshja e mbetur e javës së 20-të, në Superligën e Kosovës në futboll, e cila është dashur të zhvillohet dje është zhvilluar sot, pasiqë fusha e futbollit dje ishte e mbuluar me borë.
Për tu zhvilluar ndeshja sëpaku në kushte optimale, tifozët e Vllaznisë “Tigrat” dhe disa puntor që nga orët e hershme të paraditës së sotme me inciativën e tyre aq sa kanë mundur e kanë pastruar tapetin e blertë nga bora.
Në kushte jashtëzakonisht të vëshira në praninë e 300 shikuesve, “Tigrat” e Vllaznisë dhe disa dhjetra tifoz të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, nuk panë ndonjë lojë të mirë pasiqë dy skuadrat gjatë tërë 90 minutave kryesisht u përqëndruan në gjysmë të fushës pa raste shënimi.
Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit kishte më tepër nga loja, por në momentet vendimtare aksionet e tyre përfundonin para portës së portjerit të Drenicës, Flamur Nezirit.
“Kuq e zinjët” e Drenicës, nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht portën e portjerit të Vllaznisë, Arlind Gashit.
Në ndeshjen e javës së 21-të, Vllaznia edhe njiher takohet si nikoqire duke e pritur Besën e Pejës, ndërsa Drenica
do të jetë nikoqire e Gjilanit në Skenderaj.
Vllaznia edhe më tutje është e fundit në tabel me 9 pikë, ndërsa Drenica pozicionohet ne pozitën e 8 me 30 pikë.

You Might Also Like