Futboll

Vllaznia e Pozharanit tashti është e treta

Ashtu si është më së miri, KF Vllaznia nga Pozharani e ka nisur stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës. Ekipi verdh e kuq, me rezultat minimal 1:0 e ka mposhtur Dukagjinin e Klinës. Të vetmin gol për ekipin vendas e ka shënuar sulmuesi Premton Muja.

Me këtë fitore, djelmoshat që drejtohen nga Sallah Sherifi kanë kaluar në pozitën e tretë, gjë e cila mundëson ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Superligën e Kosovës në Futboll.

You Might Also Like