Gjilan

VV: Dorëheqja e Xhelal Hajrullahut e befasishme, por jo e papritur

 

Lajmi i cili së fundmi ka qarkulluar nëpër media lidhur me dorëheqjen e a anëtarit të Kuvendit të komunës të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Xhelal Hajrullahu, ka qenë i befasishëm për kryesinë e Qendrës në Gjilan njëjtë sikurse edhe për qytetarët. “I befasishëm” në kuptimin që Qendra në Gjilan nuk ka qenë asnjëherë e njoftuar për asnjë nga pakënaqësitë e zotëri Hajrullahut, por jo “i papritur”, kur e kemi parasysh që zotëri Hajrullahu ka mbi 1 vit që nuk merr pjesë as në takime e as në mbledhje të strukturës së Lëvizjes.

Megjithatë, ne konsiderojmë që personat që dorëhiqen nga Lëvizja, e bëjnë këtë sepse e kanë të vështirë të angazhohen për të mirën kolektive dhe nuk po mund ta përballojnë as aktivitetin dhe as përgjegjësit (të cilat zotëria i konsideron privilegje), as konkurrencën e shëndoshë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa më tepër duan të përfitojnë individualisht për çështje të caktuara.

Zotëri Hajrullahu këtë “ akt “ por edhe vërejtjet ka mund t’i bëjë edhe në Këshillin e Qendrës, i cili u mbajt 2 javë më parë, por këtë nuk e ka bërë. Por ka zgjedhur modelin e dorëheqjeve të njohura, por të harrura nga facebook-u.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarët e pikave në Gjilan, konsiderojnë se dorëheqja e Hajrullahut ka ardhur pasi ky i fundit e ka parë, që nuk përkon me interesat parimore dhe konceptuale të Lëvizjes Vetëvendosje! Prandaj, ne kërkojmë nga ai që ta dorëzojë edhe mandatin e anëtarit të kuvendit komunal, të cilin e ka fituar me votat e Vetëvendosjes.

Nëse ai nuk e bënë këtë, atëherë e konfirmon faktin se dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i përfitimeve të tij personale, ngase vota i është dhënë si përfaqësim në vetëvendosje e jo as si i pavarur dhe sa si pjesëtar i ndonjë partie tjetër.

 

You Might Also Like