Gjilan

Zyrtarët komunalë të Gjilanit trajnohen për shuarjen e zjarreve në raste emergjente

Gjilan,  15 mars 2024 – Është realizuar trajnimi teorik dhe praktik bazik për shuarjen zjarreve, i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive për ndërhyrje në raste emergjente.

Drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah  Osmani,  tha se trajnimi po realizohet me qëllim të parandalimit dhe ndërmarrjes së hapave fillestar për fikjen e zjarreve.

Në këtë trajnim ishte edhe nënkryetarja e Komunës  Leonora Morina Bunjaku dhe përfaqësues të të gjitha institucioneve komunale e publike.

Derisa se si duhet intervenuar për fikjen e zjarrit me bombol me pluhur kanë ligjëruar Imri Azemi, përfaqësues nga Shoqata e Pensionistëve të TMK-së, FSK-së dhe simpatizantëve Elita.

You Might Also Like