Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Vllaznimit të Gjakovës mbyll javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, kurse është pikërisht kjo ndeshje që është mjaft domethënëse për ekipin bardh e kuq nga Gjilani, ngase me fitore eventuale të Gjilanit, ky ekip do të merrte kryesimin e tabelës. Një fitore, dy barazime dhe asnjë humbje, janë këto të arriturat e Gjilanit në këtë kampionat, kurse djelmoshat e Arbnor Morinës mëtojnë që këtë të enjte të shënojnë fitore.
Edhe tifozët e Gjilanit, që kaherë e presin këtë ditë, kanë bërë thirrje për fitore. Ata kanë postuar në faqen e tyre në të cilën është kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin.
Ja postimi i tyre i plotë:
Të dashur futbollistë të KF Gjilanit,
E mbani mend gëzimin në foto?
Është ajo qe vetëm ju dini të na e dhuroni .
Bashkë me ju anëtarë të familjes sonë të madhe, u gjendëm në kohëra të vështira , por bashkërisht arritëm t’i tejkalojmë të gjitha.
Skifterat sot, kanë hedhur mbrapa krahëve çdo moment zhgënjimi, dhe gjithçka mbajmë mend nga ju e përshkruan kjo fotografi.
Ne ju kemi borxh tërë jetën, ju vetëm fitoren.
E ardhmja iu përket juve, sepse ju e meritoni, sepse vetëm ju mund t’i plotësoni zemrat tona.
Prandaj, nesër, na e shëndrroni ditën në festë, për të festuar së bashku, rikthimin tuaj aty ku përkisni, në kreun e tabelës.
Në fushën e gjelbër, NUK JENI 11 LOJTARË, JEMI 12 LUFTËTARË
FORCA KAMPIONA!