Arti pamor

Arsiana Selmani e pasionuar pas vizatimit

 

 

Arsiana Selmani, pesëmbëdhjetëvjeçare, nxënëse në Gjimnazin Natyror “Kuvendi i Lezhës” në Viti është një artiste e pasionuar.

Ajo përveç mësimeve që i ka parësore, merret edhe me vizatim.

Ajo e pëlqen shumë artin, kurse për veten e saj thitë se “të  vizatoj definitivisht ndihmon mendjen time që të largohem pak nga jeta e përditshme dhe të shkoj në imagjinatën time, ku qëndrojnë mendimet e mija të pashprehura,  andaj përderisa nuk jam ende e mirë me fjalë dhe nuk mund të shprehem,  në vizatim qëndrojnë të gjitha fjalët dhe emocionet e mia prandaj të vizatoj me ndihmon shumë në çdo aspekt. Për mua është më e lehtë të shprehem përmes artit, se sa me fjalë, andaj artin e përshkruaj si një botë larg nga e përditshmja”, thekson Arsiana Selmani.

 

Tekstin e shkroi: Albin Zharjani

 

Ja disa vizatime të Arsianës

 

You Might Also Like