
Shkruan: Lutfi Haziri
Në këtë përvjetor lirie, e ritheksojmë faktin se Republika e 2 Korrikut e solli lirinë 27 vite më parë.
Nga sot e deri më 15 qershor, ne në Anamoravë shënojmë ditët e lirisë.
Mirënjohje dhe falënderim pafund Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova dhe luftëtarëve të lirisë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, e kolosët e kombit ndër vite, Idriz Seferin, Mulla Idriz Gjilanin e Agim Ramadanin.
Sot i kujtojmë me respekt deri në gjunjëzim edhe Skifter Arifin, Nezir Demirin (Apaçin) e dëshmorët e Karadakut deri te Ahmet Hoxha, të cilët u kryengritën e u flijuan për bashkimin e shqiptarëve.
Në këtë ditë, i bëjmë homazh Hafiz Gagicës, i cili duke qenë udhëheqës i LDK-së në mërgatë, veçanërisht në atë kohën e pa kohë, hapi dyer të mëdha për Kosovën në Europë e Amerikë, afirmoi Republikën e 2 Korrikut, duke e bërë botën të na besoj dhe ta organizoj mbrojtjen e çlirimin e saj.
Mirënjohës e falënderues përjetë aleatëve të Ibrahim Rugovës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na dolën në ndihmë në orët më të liga për shqiptarët e Kosovës!
Urime të gjithë shqiptarëve kjo ditë e bekuar!
Foto: 12 qershor 1999





