Gjilan

Lutfi Haziri: Masakrimi i parkut të Gjilanit s’mund të mbulohet duke i sulmuar gazetarët

Arroganca e pushtetit në Gjilan sot u shpërfaq edhe me sulm të paprecedent ndaj gazetarëve.
U ndalua puna e gazetarëve të RTV Dukagjini dhe e vërteta që Gentrit Murseli nga Grupi i Këshilltarëve të LDK-së po e zbardhë për një projekt korruptiv, pa leje e në kundershtim me Planin Urban.
Kjo është edhe një përpjekje e mjerë sepse masakrimi i parkut të Gjilanit s’mund të mbulohet duke i sulmuar gazetarët, sepse s’ka asgjë më fasntastike se realiteti.
Gjilani paqësor e i qytetarve nuk pasqyrohet nga dhuna ndaj mediave e as masakrimi i parkut të gjelbër të qytetit.
Dënojmë këtë akt qyqar dhe e ftojmë prokurorinë që të reagojë.
Krimi urban nuk kalon.
Bulevardi duhet të bëhet për qytetarët.
Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan

You Might Also Like