Kampionati i Kosovës në Futboll po afrohet, kurse ekipet tashmë kanë nisur fazën përgatitore. SC Gjilani, ekip që tash e sa vite po synon daljen në Evropë, për pak nuk po e arrin atë dhe kjo domosdoshmërisht po kërkon ndryshime, andaj sivjet klubi kuq e bardhë ka larguar shumë lojtarë nga përbërja e parë, me qëllim që ata t’i zëvendësojë me lojtarë të tjerë.
Në bazë të postimeve në faqen e klubit, deri më tashti është larguar një përbërje e tërë e ekipit, apo thënë më mirë 12 lojtarë, ndërkohë që afrimet janë më të pakta, por që pritet të vijnë.
Kështu, deri më tashti SC Gjilani ka larguar dy portierët Vokli Laroshi dhe Agron Kolaj, mbrojtësit Astrit Thaqi, Leonit Abazi, Mario Zebic, Edison Kqiku dhe Mevlan Adili, mesfushorët Shqiprim Taipi, Ennur Totre dhe Sabit Bilali si dhe sulmuesit, Albin Prapashtica dhe Udoyen Akpan.
Me disa lojtarë, Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin, por me disa të tjerë ende është në negociata, ndërkohë që nuk përjashtohen largime, por as afrime të tjera ngase pas 12 largimeve është kohë që të zyrtarizohen edhe ata që po flitet që tashmë veç se janë pjesë e Gjilanit si Marjan Coric, Ardian Limani, Arbër Potoku, Bleart Tolajt e Mevlan Zeka. /kryelajmi.com/.



