Gjilan

A do të kompensohen qytetarët që pësuan nga shiu e breshëri

Komuna e Gjilanit do të mund të kompenszojë të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut dhe nga breshëri, por paraprakisht ata duhet të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve.

Kërkesat dorëzohen në Zyrën për Shërbime me Qytetarë dhe ato do t’i shqyrtojë Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, i cili do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në përputhje me procedurat në fuqi.

Dokumentet e nevojshme për paraqitjen e kërkesës:
• Kërkesa për vlerësimin e dëmeve;
• Fotografi të objekteve ose pronës së dëmtuar;
• Kopje e letërnjoftimit të personit që paraqet kërkesën;
• Numër kontaktues;
• Konfirmim bankar.

Komuna ka ftuar të gjithë qytetarët e prekur që t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.

You Might Also Like