LAJME

Kadriu: Kjo që po ndodh në Gjilan dhe në të gjitha komunat, është veç fillimi

 

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Gjilani dhe Anamorava janë pjesë e pandashme e qeverisë Haradinaj.

Duke folur për Gjilanin, Kadriu ka theksuar se Gjilani po ndryshon, dhe çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit.

“Hyrje-daljet në Gjilan, po bëhen moderne dhe me standarde evropiane. Sinjalistikat dhe të gjitha elementet përcjellëse në rrugë, i japin Gjilanit epitetin e një qyteti model”, ka thënë Rexhep Kadriu, zëvendësministër, që në mandatin e kaluar ai ishte nënkryetar I komunës së Gjilanit.

Sipas tij, Gjilani e ka përkrahjen e qendër dhe ka ripërsëritur se  Gjilani dhe Anamorava janë pjesë e pandashme e qeverisë Haradinaj.

“Fjalët ua kemi lënë të tjerëve, sepse ne jemi të nxënë me punë. Kjo që po ndodh në Gjilan dhe në të gjitha komunat, është veç fillimi”, ka thënë Rexhep Kadriu, zëvendësministër.

You Might Also Like