Vashat e Dritës, kampione të Kosovës në Volejboll, që së fundi kanë fituar edhe Superkupën e Kosovës, kanë startuar furishëm në kampionatin e ri, duke bërë me dije se edhe sivjet ato mëtojnë titullin e kampionit.
Ato si mysafire të Feronikelit në Drenas ia kanë dalë të ngadhënjejnë me rezultat të thellë 3 me 0 në sete, në një ndeshje që aspak nuk ishte e barabartë.
Kështu ndeshja nëpër sete u mbyll me këtë rezultat: KV Feronikeli – KV DRITA 0-3 (11:25, 10:25, 11:25)