Sportet me dorë

Nesër luhet finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll, KV Drita – KV Fer Volley

Nesër ( e mërkurë) me fillim në ora 20 e 15 në Palestrën e Sporteve “1 tetori” në Prishtinë, do të luhet finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll ndërmjet KV Drita nga Gjilani dhe Fer Volley nga Ferizaj. Këto dy ekipe janë edhe në gjysmëfinale të play-offit dhe në finale hyjnë pas humbjeve të pësuara në ndeshjet e para. KV Drita, në këtë finale hynë pas humbjes çuditërisht të pësuar  në fushë të vet nga KV M-Technologie nga Prishtina, derisa KV Fer Volley është mposhtur nga KV Skenderaj.

Të dy ekipet kanë mundësinë të dëshmojnë se humbjet në ndeshjet e kaluara kanë qenë vetëm një lëshim i çastit. Ndeshja finale do të transmetohet në RTK.

You Might Also Like