Teatër

Këto janë shfaqjet që do të jepen në “Talia e Flakës 2020”

Një nga shtyllat kryesore të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” edhe sivjet është Festivali I Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” në të cilën sivjet do të jepen pesë shfaqje brenda pesë netëve.

Kështu, në natën e parë, më 22 janar do të jepet shfaqja “Bryma e vdekjes” me autor Milazim Krasniqi e në regji të Burbuqe Berishës, ku do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në natën e dytë do të jepet shfaqja “Shkamat” me tekst dhe me regji të Fadil Hysajt me aktor të teatrit Etnofest, kurse në mbrëmjen vijuese do të jepet shfaqja “Gravitet” me autor Lirak Celaj e regjisor Florent Mehmeti, kurse në këtë shfaqje do të paraqiten aktorët e Teatrit Oda.

Nata e parafundit është e rezervuar për shfaqjen “a.y.l.a.n” me tekst të Jeton Neziraj,  regji të Blerta Rrustem Neziraj, kurse do të luajnë aktorët e Teatrit të Gjilanit.

You Might Also Like