Futboll

Gjilani do të udhëtojë në San Marino

Në Nyon të Zvicrës në ora 13 është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Nënkampioni i Kosovës, Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga SP Tre Penne nga San Marino. Kështu është vendosur në shortin e hedhur dhe sivjet do të ketë vetëm një ndeshje e jo si herave të tjera me vajtje ardhje.

Pra, Gjilani raundin tjetër do ta kërkojë nëse shënon fitore ndaj ekipit Tre Penne nga San Marino, në ndeshjen që pritet të zhvillohet me 20 gusht.

Është interesant që edhe Prishtina do të luaj jashtë edhe atë me ekipin Lincold Reds, që është ekip i njohur për opinionin tonë.

 

You Might Also Like