Futboll

Ja kush dështoi te Prishtina

Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindeman, është ndarë shumë i pakënaqur me lojtarët e tij pas ballafaqimit me Gjilanin. Prishtina pati paraqitjen më të dobët këtë stinor, andaj pësoi humbje me rezultat 1:0.

“Nuk ishim marrë vesh të luajmë ashtu. Pas pjesës së parë lojtarëve u thash se loja e jonë nuk është në nivel. Ne ia dhuruam golin Gjilanit. Është e kuptueshme që të dështojë ndonjëri nga lojtarët, por të dështojë i tërë ekipi këtë nuk mund ta kuptojë”, tha gjermani. Lutz Lindeman.

You Might Also Like